Ora News - Shkoza zmbraps IKMT-në, nis shembja e banesave. Banorët: S'kishim informacion
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta për banesat që do të shemben nga ndërtimi i Unazës së Re është shpërngulur në Shkozë këtë mëngjes. Mjetet e rënda të IKMT-së nisën punën për shembjen e banesave, por u ndërprenë nga banorët që akuzuan se nuk ishin informuar.

Banorët e Shkozës në Tiranë janë gjendur përballë makinerive të rënda të IKMT-së dhe forcave të policisë herët në mëngjes.

Lajmi për shembjen e banesave ka sjellë protesta të mbështetura dhe nga deputetët e opozitës.

Franc Strulaj është pronari i ndërtesës së projektuar për tu shembur. Por ai pretendon se nuk ishte informuar.

Franc Strulaj: Të gjithë këta që janë nuk po më mbështesin mua, po mbështesin njëri-tjetrin, se gjithë këtë rrugë kanë. Unë jam me familjen time këtu.

Banorët akuzojnë se projekti është ndryshuar disa herë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoza-zmbraps-ikmt-ne-nis-shembja-e-banesave-banoret-skishim-informacion
Recommended