Ora News - Shpronësimi “zhbllokon” punimet për lagjen “Xhabije”, nis shembja e ndërtesave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i qeverisë për shpronësimin e 14 familjeve i hapi rrugën pas dy viteve pritje nisjes së punës për rikualifikimin urban të lagjes 'Xhabije' në Shkodër. Këtë të hënë fadromat e Inspektoriatit Vendor shembën ndërtesat e para nga 30 objektet që preken nga projekti që u shërben rreth 5 mijë banorëve.

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit e nisën punën prej orëve të para të mëngjesit të së hënës dhe aksioni nuk u shoqërua me probleme.

Prishjet e para u bënë në objektet që ishin liruar nga pronarët, e të tjerat do të kryhen në ditët në vijim, pasi ende nuk janë larguar të gjitha materialet.

Bashkia Shkodër është treguar mirëkuptuese në këtë drejtim dhe parashikon që brenda javës ta ketë të përfunduar punën për pishjen e këtyre objekteve, si dhe paralelisht pastrimin e territorit nga mbetjet.

Prej 2 vitesh gjithçka kishte mbetur pezull në këtë zonë, pasi mungonte Vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimin e 14 familjeve që objektet i kishin me leje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksion-ne-shkoder-prishjen-e-ndertimeve-pa-leje

Recommended