Ora News – Meta-Mattarella: Më tepër vëmendje për çështjet e sigurisë dhe rendit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështjet e sigurisë kanë qenë në qendër të diskutimeve të presidentit Ilir Meta me homologun italian Sergio Mattarella gjatë vizitës së tij në Itali.Të dy presidentët ranë dakort se dy vendet tona të rrisin bashkëveprimin për të luftuar krimin, terrorizmin apo trafiqet.
Italia dhe Shqipëria duhet të bashkpunojnë më shumë në luftën kundër trafiqeve.Kjo temë ka qenë në qendër të diskutimeve gjatë takimit të presidenti Ilir Meta me presidentin Italian Sergio Mattarela gjatë vizitës zyrtare që kreu i shtetit shqiptar zhvilloi në Itali.
Presidentët kanë ndarë mendimin se duhet rritje e koordinimit mes institucioneve ligj-zbatuese për të luftuar me efikasitet krimin e organizuar, terrorizmin, trafiqet e paligjshme në Mesdhe dhe në dy anët e Adriatikut, në veçanti atë të narkotikëve që shihen rrezik jo vetëm për Shqipërinë e Italinë por edhe për Evropën.
Gjithashtu në takimin e zhvilluar me Presidentin italian u theksua se zbatimi në kohë dhe me sukses i reformës në drejtësi, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në afrimin e shpejtë të vendit me Bashkimin Evropian.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-mattarella-me-teper-vemendje-per-ceshtjet-e-sigurise-dhe-rendit/

Recommended