Meta kthen ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin ?Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë?.Në një përmbledhje të arsyeve të kthimit të këtij ligji, Presidentin nënvizon se hartuesit dhe propozuesit e nismës kanë vlerësuar se legjislacioni në fuqi nuk mbulon tërësisht spektrin e prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.Sipas tij, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojnë parime të rëndësishme kushtetuese.?I. Mungesa e përcaktimit të qartë të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket objektit jo shterues të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas tij, cenon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, barazisë përpara ligjit, me pasojë diskriminimin e operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit.1. Ndryshe nga sa deklarohet në relacion, rezulton se formulimi i dispozitave konkrete të ligjit, (duke patur në konsideratë edhe krahasimin me parashikimet e Direktivës së BE-së 2009/81/EC, që përcakton rregullat e prokurimit për autoritetet/entitetet kontraktuese që janë më të përshtatshme për prokurimet duke përfshirë një listë të specifikuar objektesh si pajisje ushtarake, pajisjet e ndjeshme dhe mallrat, punimet ose shërbimet e lidhura me to), krijojnë hapësira për përdorimin e procedurave që përcakton ky ligj, edhe për mallra e shërbime që jo domosdoshmërisht lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.Hapësira e gjerë mbi ligjin e zbatueshëm, që lihet në interpretim të institucioneve shtetërore, pa përcaktuar në mënyrë shteruese objektin dhe fushën e zbatimit të tij, çon në aplikimin e mënyrave të kontraktimit për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, sipas këtij akti, dhe jo sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ?Për prokurimin publik?, i ndryshuar dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, procedura këto që në thelb parashikojnë të garantojnë në një masë më të madhe transparencën, si një element shumë i rëndësishëm në prokurimin me fonde publike.Për më tepër, aplikimi i procedurës që kërkon ligji nr. 36/2020, për mallra dhe shërbime që nuk lidhen domosdoshmërisht me nevojën e garantimit të sigurisë dhe informacionit të klasifikuar në procedurat prokuruese, prek drejtpërsëdrejti rrethin e operatorëve ekonomikë që mund të ofertojnë në këto procedura, duke bërë që të ketë një trajtim jo të barabartë dhe diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë në treg, ndryshe nga sa deklarohet në objektivat e kësaj nisme në relacionin shoqërues.Kësisoj, paqartësia e nenit 1, të ligjit dhe mungesa e një liste shteruese të mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohet regjimit të prokurimit sipas këtij ligji, cenon direkt parimin themelor kushtetues të lirisë së veprimtarisë ekonomike, të përcaktuar dhe mbrojtur në nenin 11, të Kushtetutës.Pë...

Recommended