Meta dekreton faljen e gjobave gjatë pandemisë, kthen ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes

  • 4 years ago
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për faljen gjobave të vendosura deri në 17 prill në shkelje të aktit normativ të COVID-19. Që do të thotë të gjitha gjobat e vendosura deri në këtë datë për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19, janë falur dhe ato që kanë shlyer detyrimet do t'u kthehen pas. Ndërkohë, Meta ka dekretuar dhe 3 ligje të tjera.

"Presidenti i Republikës,  Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve: Ligjin nr. 45/2020 ?Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë?. Kjo marrëveshje reflekton vullnetin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Republikën e Shqipërisë, përmes një kontributi të drejtpërdrejtë për Forcat e Armatosura të vendit tonë.Ligjin nr. 51/2020 ?Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit, nr. 16, datë 17.4.2020, të Këshillit të Ministrave, ?Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19??. Përmes këtij akti të gjitha masat ndëshkuese administrative të vendosura deri në datën 17 prill 2020 për shkeljen e rregullave apo të akteve nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e pandemisë Covid-19, dhe pasojat krijuara prej këtyre masave falen, ndërsa detyrimet e paguara për masat administrative gjobë, u kthehen qytetarëve.

Recommended