Ora News - Qyteti i Cërrikut rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qyteti i Cërrikut rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm. Drejtori i ujësjellësit në këtë qytet ngre si shqetësim faktin se 13 puset që furnizojnë këtë qytet ndodhen shumë pranë lumit Shkumbin i cili ka ndryshuar rrjedhën duke rrezikuar përmbytjen e tyre.
Kreu i ujësjellësit kërkon investime të menjëhershme për të parandaluar përmbytjen e puseve të cilët tashmë janë në një gjendje të amortizuar.
Ervis Calja: ?Në këtë periudhë Shkumbini është shumë afër njërit prej puseve dhe rrezikon që ti përmbytë. Jo vetëm që i ka ardhur koha, por është shumë vonë për të bërë një ndërhyrje sado të vogël sepse këto puse janë të viteve ?50 ndërkohë ne jemi në 2017 dhe nuk kemi nje investim për prita, jo më për puse. N.q.s. përmyten puset është shumë e vështirë që investimi dhe zëvënësimi i tyre.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/qyteti-i-cerrikut-rrezikon-te-mbetet-pa-uje-te-pijshem/

Recommended