Ora News – “Arena” hapet sonte, emisioni në 21:00 në RTV Ora News

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Arena?, emisioni më i ri politik në RTV Ora News do të ndezë dritat e skenës sonte në orën 21:00. Moderatori, Dritan Hila, emër i njohur i analizës synon që të sjellë një këndështrim të ri të aktualitetit politik dhe jo vetëm në vendin tonë, mbi bazën e debatit, intervistave dhe investigimit. Nga studio e lajmeve dhe nën petkun e analistit, Hila ndau qëndrimet e tij për disa prej çështjeve të nxehta të debatit politik e publik.
Prej ditës së enjte në orën 21:00, debati politik do të ketë një Arenë të re në Radio Televizionin Ora News.
Dritan Hila, emër i njohur i analizës dhe publicistikës sjell një këndvështrim ndryshe të të aktualitetit dhe problematikave me të cilat përballën shqiptarët. Hila zbuloi në studion e lajmeve disa nga detajet.
Hila: Do të ketë kryesisht debate politike, do të ketë intervista me personalitete, pse jo dhe investigime që ose do të arrijmë të çajmë mefshtësinë që shpesh mbulon jetën ekonomike dhe politike shqiptare. Risia do të jetë mënyra sesi i qas unë problemet, ku do të përpiqem që të afroj sa më shumë zërin e publikut. Nuk kam bërë ndonjëherë në jetën time kompromise që ti bëj sot që është një ndër profesionet më të lira.
?Arena? do të ndezë dritat me një emision për të majtën shqiptare, për të cilën Hila thotë se ka një problem të madh me identitetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arena-hapet-sonte-emisioni-prime-time-ne-2100/

Recommended