Ora News – Masakër në Shkodër. Pas lojes me poker vret dy persona, plagos katër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona janë vrarë në Shkodër mbrëmjen e djeshme pas një konflikti që ka ndodhur në një lokal që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur pas lojës me poker. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 të 3 tetorit 2016.
Sipas policisë Miklovan Parubi, 33 vjec ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arjet Saiti 42 vjec dhe Gacalin Kopshtin 30 vjec.
Gjithashtu janë 4 të plagosur, shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se krimi ndodhi pas një konflikti gjatë një loje pokeri.Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër së bashku me forcat FNSH janë në ndjekje të autorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/masaker-ne-shkoder-2-te-vrare-4-plagosen/