Ora News – Shkodër, lumi nxjerr trupin e pajetë të një 62-vjeçari, dyshohet se u mbyt dje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 62 vjeçar u gjet i pajetë në ujrat e lumit Buna në Shkoder. Viktima që u identifikua si Nikë Strugaçi dyshohet të jetë mbytur një ditë më parë dhe vetëm gjatë kësaj të hene trupi i pajetë ka dalë në sipërfaqen ujore në fshatin Zues të njësisë administrative Ana e Malit.
Kufoma u konstatua nga banorët të cilët njoftuan policinë, e cila me të mbërritur në vendngjarje bëri nxjerrjen e viktimës nga ujrat e lumit dhe dërgimin e tij në morgun e spitalit rajonal të Shkodres.
Dyshohet se ai është mbytur në një tjetër pikë, por rrjedha e lumit e ka sjellë deri në këtë zonë. Ekspertiza paraprake e mjekëve del në përfundimin se 62 vjeçari nuk ka shenja dhune në trup dhe ai është vetëmbytur pas një situate depresive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-lumi-nxjerr-trupin-e-pajete-te-nje-62-vjecari-u-mbyt-dje/

Recommended