Report TV - Grabitja në ish-bllok, Banka padi të dyshuarve: Ktheni 100 mijë €

  • 7 years ago
Një vit nga grabitja e mbi 100 mijë eurove pranë një banke të nivelit të dytë në bllok, Elan Babameto dhe Roland Liti kanë dalë zyrtarisht para gjykatës për tu njohur me akuzën ndaj tyre.

Vjedhje e bankave dhe arkave të kurismit kryer në bashkëpunim është akuza që rëndon ndaj dy të rinjve, ndërsa Lita kish zgjedhur që të mos ishte i pranishëm në seancën e parë.

Elan Babameto u arrestua nga policia sëbashkë me Litën në Gusht 2016 pak ditë pas ngjarjes.

Sëbashku me ta u prangos dhe Roland Kulla por akuza ndaj tij u pushua për mungesë provash.

Vec prokurorisë Babameto dhe Lita janë nën akuzë edhe nga banka e nivelit të dytë dhe kompania e sigurimit e cila i kërkon të rinjëve me një padi civile rikthimin e shumës së grabitur.

Recommended