Report TV -U bë në 2006, tërmeti çanë shtesën te shkolla 'Emin Duraku' në ish Bllok

  • 4 years ago
Një nga shkollat që ka pësuar dëmtime në Tiranë nga tërmeti është edhe "Emin Duraku" në ish- Bllok. Shkolla përbëhet nga dy godina, fillorja dhe 9-vjeçarja të cilat si pasojë e tërmetit janë shkëputur. Nga tërmeti është dëmtuar vetëm fillorja, e cila është shtuar në vitin 2006 si pasojë e rritjes së kapacitetit. Në këtë pjesë shtesë të shkollës trarët nuk ishin vendosur mbi kolonat, por në mure. Kësaj godine i është vendosur shiriti, ndërsa pjesa tjetër e 9-vjeçarjes nuk ka pësuar dëmtime dhe mësimi pritet të vijojë normalisht.

"Shkolla Emin Duraku, ka sistem konstruktiv me mure mbajtëse, tra dhe kolonë. Shkolla ka plasaritje të thella në muret ndarëse, dëmtim i traut të katit të tretë shtesë. Plasaritje të thella të suvasë në katin e tretë shtesë, dëmtim i parapetit në të gjithë godinën, shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues. Bordi dhe shkolla kërkojnë shkallë emergjence. Shkolla ka dëmtime në strukturë, të pezullohet aktiviteti deri kur të bëhen përforcimet e nevojshme" thuhet në procesverbalin e institutit të ndërtimit që ka siguruar Report Tv.

Recommended