Ora News - Rama mbledh kryeministrat e rajonit në Durrës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë në Durrës një takim informal të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, me temë thellimin e integrimit rajonal dhe me fokus në ekonomi dhe tregti.
Në takimin e 26 gushtit 2017 do të marrin pjesë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviçm, si dhe Komisioneri Johannes Hahn dhe Z. Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.
Veprimtaria një ditore do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-mbledh-kryeministrat-e-rajonit-ne-durres/

Recommended