Ora News - “IMSI Catcher”, Gjykata rrëzon prokurorinë për kompjuterin e Haki Çakos
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të gjetura në pajisjet e marra në zyrën e Haki Çakos, Artion Dukës dhe ekspertit të IT-s në polici Ention Xheliljat.
Në vendimin e datës 24 korrik 2017 i gjyqtari Astrit Faqolli e quan të pabazuar në ligj dhe në prova kërkesën e prokurorisë.
Bëhet fjalë për pajisje kompjuterike të cilat u sekuestruan në zyrat e Cakos, Dukës dhe Xheliljat të cilat u sekuestruan në kuadër të hetimeve për ?IMSI Catcher?. Një pajisje e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë (të deklaruara 1 vit me pare) ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizonte interceptime telefonike. Ndërkohë pala italiane deklaronte se pajisja kishte qëllim trajnimin e policisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/imsi-catcher-gjykata-rrezon-prokurorine-per-kompjuterin-e-haki-cakos/