Ora News - Hapet në shtator Unaza e Madhe. Ja si duket sot

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në shtator Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet për qytetarët. Segmenti i parë që do të jetë funksional edhe në lehtësimin e trafikut është ai që lidhen Pallatin me Shigjeta me Farkën.
Bashkia e Tiranës informon se pas përfundimit të veprës së mbikalimit te zona e Shkollës Teknologjike, punimet janë në 600 metrat e fundit që përshkojnë zonën e Selitës dhe që e lidhin Unazën me pjesën ekzistuese në afërsi të Kopshtit Botanik. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Veliaj tha se ritmi i punimeve është optimal.
Veliaj: ?Ky është një projekt jetik për qytetin, një arterie kryesore e cila sjell trafik, duke lidhur dy pika, Farkën dhe Kasharin, dy zona të populluara të Tiranës, pra gjithë zonën e Kodrës së Diellit, Kristalit, Njësinë 5 me Kombinatin Ushqimor. Sigurisht, ky është një projekt i madh, që do të thotë se edhe ritmi që kemi pasur në kaq pak muaj ka qenë jashtëzakonisht i lartë, ndaj jam shumë krenar për të gjithë kolegët, nga inxhinierët deri tek punëtorët më të thjeshtë, që kanë punuar ditë e natë, një pjesë e madhe prej tyre kanë sakrifikuar pushimet e verës, që kur pjesa tjetër e Tiranës të kthehet nga pushimet, ta gjejë këtë aks të përfunduar?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hapet-ne-shtator-unaza-e-madhe-ja-si-duket-sot/

Recommended