Ora News – Sot janë 13 vatra zjarri aktive në të gjithë Shqipërinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.
Emergjencat Civile njoftojnë se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 128 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 215 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra vullnetarë si dhe punonjës të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU DIBËR
Zjarri në fshatin Madhesh, bashkia Burrel, ka qenë aktiv duke rrezikuar dhe një banesë. Zjarrfikësit të mbështetur nga forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll pranë banesave, por vatra e zjarrit vazhdon të jetë e ndezur.
Në Zerqan, bashkia Bulqizë, kanë qenë aktive 2 vatra zjarri. Bashkë me zjarrfikësit janë angazhuar edhe forca vullnetare si dhe forca të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për të izoluar zjarrin në një terren të thyer malor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-jane-13-vatra-zjarri-aktive-ne-te-gjithe-shqiperine/

Recommended