Top News - Shqipëria në ‘flakë’ / Disa vatra zjarri janë aktive

  • 3 years ago
Ditet e fundit disa vatra zjarresh kane djegur pjese te konsiderueshme zonash pyjore vend. Mbrëmjen e djeshme një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë, Mallakastër. Deri më tani janë djegur 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre. Ndërkohë disa vatra të tjera vijojnë të jenë aktive në Tiranë, Lezhë e Fushë-Krujë. Po ashtu kodrat e Priskës në kryeqytet prej disa ditësh vijojnëtë jenë në flakë ku janë djegur shumë pyje, dhe sic raportohet ndërhyrja e zjarrëfikëses është e vështirë për shkak të terrenit jo favorizues.
Mengjesin e sotem u raportua se vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në kodrat e Kastrës në Elbasan, ku dhjetra hektarë shkurre dhe ullishte janë djegur deri më tani dhe situata paraqitet serioze. Flakët e ndihmuar nga era përhapen në të gjithë territorin, ndërkohë që në pjesën prapa kodrës së Kastrës rrezikojnë të djegin banesat.
Nga autoritetet dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zjarr#Flake#TopChannel

Recommended