Ora News – Kallëzohet ish-drejtori i ALUIZNI-t Korçë, 96.2 mln lekë dëm buxhetit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Llartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish drejtorin e Aluiznit për qarkun e Korçës dhe 3 ish zyrtarë të tjerë të kësaj agjencië. Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se pas auditimit ka rezultuar se personat e kallëzuar i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm në total prej 96.2 milion lekë.
Kjo duke kryer legazime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugëve kryesore, lumenjve, kanaleve, shtyllave të tensionit të lartë pa dokumentacion, si dhe kanë kryer transaksione të paligjshme me pronat shtetërore dhe regjistruar privatizime, pa u paguar detyrimet ndaj Shtetit, duke tjetërsuar pronat ?shtet? dhe kthyer prona nga lloji ?shkëmb?në llojin?arë?, duke favorizuar persona të interesuar.
Procesi i auditimit ka nisur në datën 3 mars të vitit 2017, nga i cili u konstatuan parregullsitë.
Kështu në 375 raste, në marrjen e vendimeve në kualifikimin e objekteve informalë, ka dërguar pranë Bashkive në rang Qarku, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e kryer, për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 38,506,651 lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kallezohet-ish-drejtori-i-aluizni-t-korce-dhe-3-ish-zyrtare-96-2-mln-leke-dem/

Recommended