Iu bllokuan 1.5 mln euro/ Ish-drejtori i ALUIZNI-t për Report Tv: Shpresoj mos jetë politike

  • 5 years ago
Ferdinand Shehu ka reaguar për herë të parë pas sekuestrimit të 1.5 mln eurove që iu sekuestruan nga prokuroria pas dyshimeve se janë vendosur në mënyrë të paligjshme. Në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se ndodhet në Itali me familjen dhe se lajmin e mësoi nga mediat. Shehu mohoi akuzat dhe tha se do të ndjekë rrugën ligjore. Ai theksoi se nuk ka bërë asnjë paligjshmëri.

"Jam njohur përmes medias pasi jam nisur në Itali me familjen. Më morën shokët dhe të afërm, ky është lajm abuziv, do të ndjek rrugën ligjore. Këtë abuzivizëm do të përgjigjet edhe krahu tjetër që ngre dyshimin edhe e hedh në media për të hedhur baltë. Shpresoj që të mos jetë politike, pasi kjo do të jepte shijen më të keqe.

Po rregulloj biletat për t'u kthyer në Shqipëri. Nuk ka lidhje, gjithë ajo që do të bëja, unë merrem apo jo me të keqen, nëse merrem jam subjekt i së keqes, për këtë do të akuzoj, pastaj se cfarë bëj... Nuk bëj transaksione në asnjë vend.

Ky është lajm abuziv, dhe unë do të ndjek të gjithë rrugët ligjore. Nuk kam komunikuar me policinë, vetëm me ju, prandaj kam korrektësinë duke iu përgjigjur të gjithë kolegëve thuaj, jam gati. Paligjshmëri te mua nuk ka një resht prandaj do të ndjek rrugën ligjore" tha ai. Në vitet 2009 dhe 2013 Shehu ka qenë kandidat për deputet nga PD-ja, por nuk arriti qe te fitonte, ndërsa në 2015 me siglën e LZHK-së u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

d.ba./Shqiptarja.com

Recommended