Shfaqen vatra të reja zjarri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra te reja zjarri. Situata me problematike është ne Diber, Vlore, Elbasan, Durrës, Berat dhe Tirane. Ne malin e Dajtit, po vazhdon beteja e zjarrfikëseve dhe gardës per shuarjen e flakëve. Në operacione janë angazhuar punonjës zjarrfikës, forcat e armatosura, por edhe vullnetarë. Ndërkohë ne jug avionët e ardhur nga Greqia po ndihmojnë per normalizimin e situatës. Nje numër i madh forcash janë përqendruar ne zonën e Dukatit pranë Parkut Kombëtar te Llogorasë ku vatrat janë ende aktive. Edhe ne Dibër, ne zonën e Sllatines raportohet nga Drejtoria e Emergjencave Civile se ka dëme jashtëzakonisht te mëdha. Vatrat e zjarrit qe janë ende aktive, kane shkrumbuar një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pishe.

Recommended