Ora News – Policia rrugore grumbullohet në Shëngjin, në Lezhë trafiku "mbetet jetim"

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sezoni turistik si dhe ardhja e emigranteve ka rënduar qarkullimin për shkak të shtimit të numrit të mjeteve në rrugët e Lezhës. Kjo ka bërë që të ketë trafik të rënduar gati në të gjitha oraret e ditës dhe të mbrëmjes. Problemet më të mëdha paraqiten në hyrje-daljet nga qyteti dhe në disa akse të brendshme.
Prej disa ditesh lëvizja është mjaft e vështirë, madje në shumë raste ka dhe bllokim të qarkullimit.
Përqëndrimi i policisë rrugore në zonen turistikë të Shëngjinit, duket se e ka lënë jashtë vëmendjes qytetin e Lezhës.
Nga një vëzhgim i bërë nuk shihet asnjë efektiv policie brenda qytetit e kjo e rënden më shumë situatën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-rrugore-grumbullohet-ne-shengjin-ne-lezhe-trafiku-mbetet-jetim/

Recommended