Ora News – Vendimet e këshillit bashkiak Tiranë përplasin PD-LSI

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

4 orë pas ftesës së Lulzim Bashës drejtuar LSI për tu bashkuar në frontin e opozitës së vërtetë, ka ardhur përplasja e parë PD-LSI. Kreu demokrat akuzoi PS-LSI për rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionet e shkollës, duke i cilësuar si një grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar. Përgjigjia për këtë akuzë ka ardhur nga Petrit Vasili, i cili thotë se rritjen e çmimit e legjitimoi marrëveshja e turpit, Rama-Basha. Ndërkohë, LSI vendosur të largojë nga grupi i këshilltarëve Genta Mezinin dhe Agim Krajën, të cilët votuan pro rritjes së çmimit të ujit.
Rritja e çmimit të ujit dhe koncesionet e shkollave kanë sjellë përplasjen e parë mes dy partive në opozitë, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm 24 orë pas ftesës së Lulzim Bashës për një opozitë të vërtetë.
Përmes facebook-ut, kreu i Partisë Demokratike akuzoi PS-LSI se përfaqësojnë një grusht politikanësh të korruptuar, që vjedhin qytetarët.
Basha: ?Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI. Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.?
Pas këtyre akuzave ka reaguar menjëherë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili e gjen fajin tek ajo që e cilëson ?marrëveshja e turpit?, Rama-Basha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimet-e-keshillit-bashkiak-tirane-perplasin-pd-lsi/

Recommended