Ora News – Veliaj në Dajt: Parku duhet ti kalojë në administrim Bashkisë Tiranë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të gjithë ata që ajnë të apasionuar ps sporteve të aventurës do ta kenë tashmë një mundësi për ta ushtruar atë fare pak kilomtra larg tirnës, në malin e dajtit. Gjatë ceremonisë së inaugurimit, kreu i bashkisë Tiranë tha se kjo është mënyrë për ti bërë qytetarët të jetojnë shëndetshëm. Bashkia Tiranë i ka bërë një kërkesë qeverisë qendrore për të marrë në administrim gjithë parkun e Dajtit.
Tirana do ketë edhe një Park Aventurash në Dajt, ku grupmosha të ndryshme do të kenë mundësi që të përjetojnë një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të posaçme.
?Dajti Adventure Park?, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është ndërtuar në ballkonin e Malit të Dajtit në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit, falë partneritetit mes Bashkisë së Tiranës dhe Dajti Express.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjtë ceremonisë së hapjs së parkut deklaroi se parqe të tilla janë një mundësi mjaft e mirë për qytetarët për të bërë një jetë të shëndetshme.
Veliaj: ?Në qoftë se njerëzit në qytetin tim thonë se vuajnë nga obeziteti, në qoftë se nuk kanë ushqim, në qoftë se kanë sëmundje kardiovaskulare, në qoftë se nuk thithin ajër të pastër dhe në qoftë se unë humbas prej këtyre faktorëve kapitalin e njerëzve, atëherë çfarë më duhet një qytet bosh me ndërtesa, pa njerëz, që jetojnë një jetë më të shkurtër prej ndotjes dhe gjithë problematikave të tjera? Ndaj e marrim shumë seriozisht, jo vetëm si një vend për të kaluar kohën dhe për të pasur pak variacion, por si një mënyrë dhe si një politikë konkrete për t?u thënë njerëzve, duhet të heqim fëmijët nga kafet në të gjithë Tiranën?.
Nisma të tilla, sipas Veliaj janë edhe një politikë e mirë për të ulur sëmundshmërinë tek qytetarët kur sot në Tiranë janë 500 vetë që humbasin jetën çdo vit vetëm nga problemet që kanë me ndotjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ne-dajt-parku-duhet-ti-kaloje-ne-administrim-bashkise-tirane/

Recommended