Ora News – Ilir Meta Presidenti i 7-të i Shqipërisë së periudhës pas komuniste

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta do të jetë presidenti i shtatë i Shqipërisë së periudhës pas komuniste.
Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 Ramiz Alinë, President të Republikës.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës, më 3 prill 1992 Alia jep dorëheqjen nga detyrë.
Pas fitores në zgjedhje të parakohshme të vitit 1992 koalicionit opozitar fiton zgjedhjet, ndërkohë më 9 prill 1992 Sali Berisha zgjidhet President i Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 shkurt 1997. por pak muaj më pas Berisha jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje prej PD-së dhe fitores së koalicionit të majtë.
Në 24 korrik të po këtij viti në krye të presidentit zgjidhet Rexhep Mejdani i propozuar nga Partia Socialiste e cila fitoi shumicën e kuvendit.
Mandatin e presidentit të katërt në vitin 2002 e merr Alfred Moisiu. emri i tij është propozuar përmes një procesi diskutimesh mes opozitës së drejtuar prej Sali Berishës dhe Mazhorancës së drejtuar prej Fatos Nanos. zgjedhja e emrit përmes konsensusit vjen dhe përmes kërkesës së ndërkombëtarëve.
Ndërkohë pas Moisiut në krye të presidencës vjen Bamir Topi deri në atë kohë nënkryetar i PD-së. Ai e ka marrë mandatin në 24 korrik 2007. Por dhe në zgjedhjen e Topit President u kërkua vijimi i procedurës së konsensusit, por pa arritur në kompromis.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ilir-meta-presidenti-i-7-te-i-shqiperise-se-periudhes-pas-komuniste/

Recommended