Ora News – Shijak, gruaja djeg mbeturinat jashtë shtëpisë, digjet vetë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 82-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është djegur aksidentalisht teksa kishte ndezur një zjarr për të eleminuar shkurret e barishtet pranë banesës së saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ardhishtë të Shijakut pasditen e djeshme(23 korrik 2017).
Sipas policisë, Xheje Stafa 82 vjeçe, është gjetur e djegur në trup pranë banesës nga të afërmit e saj. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 82 vjeçarja ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë në flakë edhe të moshuarën. Për pasojë ajo ka marrë plagë të rënda djegie në trup, duke i shkaktuar vdekjen.
Nga ana e saj policia e Shijakut ka mbyllur hetimet, duke e klasifikuar si ngjarje aksidentale e shkaktuar nga pakujdesia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shijak-gruaja-djeg-mbeturinat-jashte-shtepise-digjet-vete/

Recommended