Report TV -I digjet banesa në Vlorë, zonja e shtëpisë në lot

  • 4 years ago
VLORE-Një shtëpi është përfshirë nga flakët duke u djegur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30. Bëhet fjalë për një shtëpi private. Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët familjarët kanë qenë zgjuar dhe kanë dalë me shpejtësi jashtë duke shpëtuar pa lëndime fatmirësisht.

Në vendin e ngjarjes, në lagjen 'Partizani' shkuan tre zjarrfikëse me 10 forca, por flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme duke e lënë familjen në qiell të hapur. Zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike.

Recommended