Top News - Rindërtimi në Shijak/ Kryebashkiaku-përfitojnë 315 vetë

  • 4 years ago
Arbana, ka bere te ditur se tashme shtatë muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ka nisur dhënia e granteve të para për banesa individuale dhe eshte gati fondi edhe për bashkitë e tjera.
Kryebashkiaku i shijakut, Arbana theksoi se janë 315 qytetarë që kanë përfituar nga granti për banesa individuale, duke shtuar se një pjesë e tyre kanë filluar me rikonstruksionet.
?Qytetarët janë më se të kënaqur sa i përket grantit të shpërndarë dhe një pjesë e tyre kanë filluar rikonstruksionin. Secili mund të shkojë në bankë apo postë për të marrë grantin që i takon, në baze të dëmit që kanë pasur. Sa i takon procesit ët rindërtimit, në Bashkinë e Shijakut ka filluar, mendojmë që brenda 8 ditëve të dorëzojmë sheshet e ndërtimit në lagjen ?Lugina?, ndërsa për dy shkollat nesër dorëzojmë sheshet për fazat e ndërtimit?

I pranishem ne mbledhje ishte eshte Ministri Arben Ahmetaj, i cili theksoi se procesi dhënies së granteve ka përfunduar në 7 bashki, ku kanë përfituar 5708 familje, duke shtuar se vijon puna në Tiranë dhe Durrës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Shijak#TopChannel

Recommended