Ora News - Konsujt e Nderit, shpallen fituesit e eseve më të mira të studentëve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentë të diplomuar në Shkencat Politike dhe në fushën e diplomacisë u angazhuan në konkursin me ese ?Diplomacia e Konsujve të Nderit në Shqipëri?. Një juri e përbërë nga 4 diplomatë me karrierrë brenda dhe jashtë vendit vlerësuan esetë më të mira dhe përgëzuan studentët që përmes punimeve të tyre i bëjnë jehonë aktivitetit të Konsujve të Nderit.
Fabiola Islami, është fituesja e çmimit të parë e konkursit të Esesë ?Diplomacia e Konsujve të Nderit?, nismë e Shoqatës ?Konsujt e Nderit në Shqipëri?. Eshtë studente e nivelit master për Marrëdhënie Ndërkombëtare ne universitetin ?Ismail Qemali? në Vlorë. Eseja mbi rolin diplomatik dhe punën e konsujve të nderit u vlerësua nga juria si më e mira nga prurjet e të rinjve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/konsujt-e-nderit-shpallen-fituesit-e-eseve-me-te-mira-te-studenteve-2/