Denoncimi - Elbasan, 18 vjeçarja ndërron jetë pak pas operacionit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vajzë 18 vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit pas ndërhyrjes kirurgjikale në këtë spital.
Policia e Elbasanit bënin me dije se ka nisur procedimin penal për mjeken me iniciale J.K, 43 vjeçe, e cila ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale më datë 8 korrik tek pacientja me iniciale K.I nga Gramshi.
Policia bën me dije se vajza ka ndërruar jetë pak pas operacionit.
Sipas burimeve të Ora News, fillimisht vajza është paraqitur në spital me dhimbje barku, çka ka bërë që mjekët të dyshojnë për probleme gjinekologjike.
Pas kryerjes së ekos, mjekët kanë pikasur ujëra të tepërta në trupin e vajzës, duke bërë që të nisin menjëherë ndërhyrjen, prej nga ka rezultuar se pankreasi dhe mëlçia e 18-vjeçares kanë qenë në gjendje të degraduar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-18-vjecarja-nderron-jete-pak-pas-operacionit/

Recommended