Top News - Ndërron jetë pasagjeri/ Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin
  • 4 years ago
Një aksident I rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin me pasojë vdekjen e një 55 vjeçari.
Sipas njoftimit të policisë në këtë aks rrugor një mjet tip "Suzuki" me drejtues një 67 vjeçar, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues një 38 vjeçar, nga Maqedonia e Veriut.
Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe fatkeqësisht veç dëmeve të mëdha materiale, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Agim Neziri, rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer në mjetin tip "Suzuki", si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur.

Këtë të shtunë akset kryesore rrugore e sidomos ato që shkojnë drejt bregdetit apo akset e hyrjeve në Shqipëri nga kufiri me Kosovën e Maqedoninë e Veriut kanë pasur trafik të rënduar për shkak të pushuesve të shumtë që I drejtohen bregdetit shqiptar.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Accident#Elbasan#TopChannel
Recommended