Ora News – “Ekrani i artit”, festivali i filmit për herë të parë në Shkodër

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë, nga Firence ku zhvillohet prej vitit 2008, festivali i filmit ?Ekrani i artit? për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri, e pikërisht në qytetin e Shkodrës.
Dy filmat e parë që u shfaqën janë ?Takimi me Olafur Eliasson? i brazilianit Marco de Fiol dhe ?Damien Hierst: Mendimet, puna, jeta? e britanikut Chris King.
Drejtuesi i Art House Adrian Paci e quan një moment të shënuar për qytetin ardhjen e filmave të këtij festivali ndërkombëtar në Shkodër.
Paci: Është një festival shumë special që zhvillohet në Fierence, sepse është një festival ku sillen filma për artin dhe filma që prodhojnë artistët.
Drejtorja e festivalit, Silvia Lukezi e cilëson nder të dyfishtë praninë në Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ekrani-i-artit-festivali-i-filmit-per-here-te-pare-ne-shkoder/

Recommended