Ora News – Shkodër, makinat e parkuara gabim bllokojnë zjarrfikësen në rrugë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U nis të ndërhynte me shpejtësi për një rast zjarri të njoftuar në lagjen ?Perash?, por automjeti i shërbimit zjarrfikës mbeti vetë i bllokuar. Shkak u bënë automjetet e parkuara në kundërshtim me sinjalistikën rrugore në rrugën ?Qazim Rroji?.

Megjithësë sirenat binin në vazhdimësi, askush nuk mori mundimin të dilte për largimin e mjeteve të parkuara në pjesën anësore të kësaj rrugice, edhe pse kishim të benim me një rast emergjence.

Të gjendur në një situatë të tillë, efektivët e shërbimit zjarrfikës u detyruan të ndërhyjnë vetë me mjete rrethanore, ku ngrinin automjetet në ajër dhe i spostonin për t?i hapur rrugë zjarrfikeses. Një papërgjegjshmëri e tillë e qytetareve me të tilla parkime vijon të përsëritet, ndërsa policia rrugore e ajo bashkiake bën sehir duke mos marre asnjë masë për të tilla shkelje që ndodhin në mes të ditës, madje edhe ne qender të Shkodres. Por problemet në rrugët e Shkodres mbeten të shumta dhe ora news ka kryer një vëzhgim në disa prej tyre për të pare gjendjen në të cilën ndodhen. Vetë banorët thonë se ngjarjet e renda nuk kanë munguar, madje edhe me humbje jete njerezish, por masat e marra janë zero nga pushteti vendor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/makinat-e-parkuara-gabim-bllokojne-zjarrfikesen-ne-rruge/

Recommended