Ora News – Shkodër, atentat me armë zjarri, plagoset rëndë 42-vjeçari

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 42-vjeçar u plagos në një atentat me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 21:31 në lagjen Perash.

Sipas policisë i plagosuri është shtetasi me iniciale  I. H, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

"Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen "Perash" në vendin e quajtur "Sheshi Isa Boletini".Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën", sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plagosje-me-arme-zjarri-ne-shkoder-2/

Recommended