Ora News – Rama falenderon Bashën: Në 18 maj vuri Shqipërinë të parën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qindra mbështetës së PS kanë përshëndetur fitoren e kësaj partie që në zgjedhjet e 25 qershorit mori 74 mandate.
I veshur sportiv dhe me bulzen me numër 2 Rama ka ecur mes mbështetësve për të mbajtur fjalën në podiumin e vendosur në sheshin përpara selisë së PS teksa theksoi se shqiptarët i dhanë të drejtë PS të qevrisë pa koalicion. Mbi të gjitha Rama tha se do qeverisë pa dallime politike.
Ai theksoi se në këto mandate është koha që partia qeverisëse mos drejtojë gishtin e fajtorit tek të tjerët.
Sa i përket marrëveshjes, Rama nënvizoi rezultatin që solli në standardin e zgjedhjeve. Ai falenderoi Bashën pasi në 18 maj vendosi Shqipërinë të parën.
Rama falenderoi Gramoz Ruçin, Lindën dhe nënën e tij

Rama falenderon Bashën
Rama: Më duhet pak kohë për të parë dhe kuptuar nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet dhe solli një klimë të pazakonshme në vend, nuk është tretur bashkë me pritshmërinë e natyrshme të liderit të opozitës për të dalë fitues në këto zgjedhje. Por unë dua ta rikonfirmoj publikisht dëshirën për ta pasur marrëveshjen politike të 18 majit një busull orientuese të marrëdhënieve të qeverisë së re me opozitën e re. Duke shprehur këtu vullnetin për ta respektuar atë më tutje pa asnjë presje, dua ta falenderoj Lulzim Bashën për faktin se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën. Dhe sic e shohim tani të gjithë marrëveshja është ajo që është dhe nuk është ajo që cinikët e përhershëm të kazanit donin ti bënin shqiptarët të besonin se ishte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-marrjes-se-74-mandateve-socialistet-ne-feste-pritet-fjala-e-rames/

Recommended