Rama mesazh per qytetaret, falenderon Bashen por kritikon opoziten

  • 4 years ago
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një video-mesazh të dhënë në Facebook, ka siguruar qytetarët se çdo qindarkë që është, mbledhur për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke premtuar transparencë maksimale.

Nga ana tjetër Rama ka falënderuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për vetëpërmbajtjen e treguar në këtë periudhë sa i takon gjuhës politike, por nuk munguan kritikat për të dhe opozitën mospranimin ftesës për t?u ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për daljen nga kjo gjendje pas tërmetit, si dhe për sulmin që po i bëjnë qeverisë, atë që ai e ka quajtur ?luftë të egër balte?.

?Besoj kemi bërë më të mirën deri në këtë moment, edhe pse e mira s?ka fund dhe me siguri ka pasur të meta dhe gabime, për të kapërcyer nja mal të madh hallesh. Por kemi sistemuar në kohë rekord mijëra njerëz?, u shpreh Rama.

Recommended