RTV Ora - Cakaj pa datë për negociatat, fajëson opozitën dhe porosit Bashën
  • 5 years ago
#rtvora
Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, në një deklaratë për për mediat një ditë pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave pa kushte, tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe ishte një vlerësim i merituar.

E ndërsa vendimarrja tashmë i kalon Këshillit Europian, Cakaj tha se qeveria do të nisë dialogun intensiv me vendet anëtare që vendit ti hapen negociatat në qershor.

Gent Cakaj: Nga sot e tutje, qeveria do të vazhdojë në mënyrë intensive dialogun politik me vendet anëtare për të bërë realitet atë që është aspiratë historike, për ti mundësuar vendit hapjen e negociatave për anëtarësim. Është interes i dyanshëm që Shqipëria të fillojë menjëherë në qershor hapjen e negociatave për anëtarësim. Jetësimi i këtij ideali të lartë kërkon angazhimin e përulur të secilit.

I pyetur nëse kriza politike mund të ndikojë negativisht në vendimin e Këshillit të Ministrave në qershor, ai pati këtë përgjigje:

Gent Cakaj: Komisioni konstaton se parlamenti është funksional dhe është i gatshëm me kapacitete të plota për të kryer funksionet e tij. Raporti ka dhe një mesazh për opozitën. Raporti thotë se opozita duhet të ripërfshihet në institucionet demokratike, aktualisht ka pushuar së qenuri demokratike dhe ka pushuar së vepruari në kuadër të kornizave institucionale demokratike.

KE thotë se duhet të tejkalohet polarizimi politik në shërbim të interesit madhor europian dhe është fare e qartë se kush ka marrë angazhimin për punën për të ecur përpara në axhendën europiane dhe kush ka marrë veprime për të cënuar nivelin e reformave, imazhin ndërkombëtar dhe gjasat e hapjes së negociatave.Nëse shtetet anëtare do ta përdorin si alibi sjelljen e opozitës për mos hapjen e negociatave kjo është çështje tjetër, por nuk na dekurajon ne nga angazhimi i plotë në drejtim të hapjes së negociatave.

KE ka thënë qartë se reforma elektorale dhe gjasa e unifikimit politik në Shqipëri është cënuar përkundër përpjekjeve të qeverisë nga sjellja e opozitës. Raporti dëshmon se të gjitha kriteret teknike janë përmbushur nga qeveria dhe përmbajtja e raportit e bën përgjegjëse opozitën për sjelljen jo demokratike, shkallën e zbatimit të reformës elektorale dhe mundësinë që Shqipëria të konsolidojë sistemin elektoral në përgjithësi dhe cënimin e konsensusit të gjerë shoqëror proeuropian që Shqipëria ka nevojë aktualisht. Ne do të vazhdojmë përpara sepse axhenda pozitive e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga askush.

Lidhur me deklaratën e një dite më parë të Bashës se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat përkundër rekomandimit pozitiv sepse shtetet anëtare kanë raporte nga agjencitë e tyre inteligjente, Cakaj tha se nuk mund të parashikojë të ardhmen sikundër edhe shefi i opozitës duhet të heqë dorë nga kjo praktikë.
Gent Cakaj: Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka goditur lojërat e fatit, mekanizëm i sofistikuar i pastrimit të parave. Gjithëkush është mirë të largohet nga përpjekja për të parashikuar zhvillimet e ardhsh...
Recommended