Ora News - Masat e policisë për zgjedhjet, 6 mijë punonjës për ruajtjen e objekteve zgjedhore

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga data e zgjedhjeve forcat komando marrin në ruajtje 93 objekte të rëndësishme,
Policia publikon masat për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor por dhe procesin gjatë ditës së votimit.
Drejtuesi i lartë i policisë Altin Qato informoi se është përgatitur urdhri i Përbashkët i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Mbrojtjes, Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje të 93 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat ?Komando?. Ky urdhër është miratuar.
Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore janë trajtuar dhe po hetohen 14 vepra penale, ngjarje të dyshuara si vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.
Rreth 270 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-komandot-marrin-ne-ruajtje-93-objekte-te-rendesishme/

Recommended