Paralajmërimi - Ruçi: Meta mund të shkarkohet si president, të ndalë shantazhet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka bërë një deklaratë të fortë për Ilir Metën duke paralajmëruar se mund të shkarkohet si president.
Nga Cakrani i Fierit, Ruçi tha se Nëse Meta ka ndërmend të mos dekretojë qeverinë e ardhshme, më mirë mos betohet në 24 korrik.
Ruçi: Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ruci-i-pergjigjet-metes-te-dhame-gjithcka-por-njeri-nuk-te-beme/

Recommended