Ora News – BE: Duhet progres për Vettingun, varet hapja e negociatave

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deklaratës së ambasadës Amerikane në Tiranë për reformën në drejtësi i është bashkuar edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë, duke u bërë thirrje autoriteteve përkatëse që t?i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës.
Sipas deklaratës, zbatimi i Vettingut duhet të fillojë, ndërsa i kujtohet Shqipërisë se progresi në këtë drejtim veçanërisht zbatimi i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është thelbësor për hapjen e negociatave.
Deklarata vjen ndërkohë që klasa politike është e angazhuar plotësisht në fushatën elektorale, duke lënë mënjanën reformën në fjalë.
Deklarata e plotë:
Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që t?i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamentin shqiptar rreth një vit më parë.
Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duhet të fillojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/be-duhet-progres-per-vettingun-varet-hapja-e-negociatave/

Recommended