Ora News – Rama: Të vijojmë të vetëm reformat, partitë e tjera duan pushtet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turin elektoral, kryeministri Edi Rama e ka vijuar në Rroskovec e Mallakastër nga ku ka kërkuar më shumë mbështetje për Partinë Socialiste për të vijuar rrugën e shtetformimit. Rama akuzoi partite e tjera politike që sipas tij kanë vetëm një qëllim, pushtetin.
Në Ballsh, kryeministri Edi Rama pohoi se koalicioni qeverisës ka ndërrmarë shumë reforma, por për mandatin e ardhshëm ai kërkoi që Partisë Socialiste, përmes votës t`i jepet më shumë fuqi e përgjegjësi që të drejtojë e vetme reformat shtetformuese.
Rama tha se forca politike që drejton nuk ka qëllim pushtetin por shërbimin ndaj qytetarëve.
Qytetarët, tha Rama, mund të jenë të barabartë vetëm me një drejtësi dhe administratë të reformuar.
Kryeministri akuzoi partitë e tjera politike, që sipas tij duan pushtet për të vjedhur e shantazhuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-te-vijojme-te-vetem-reformat-partite-e-tjera-duan-pushtet/

Recommended