Salmonela, zbulohet shkaku i helmimit të 100 qytetarëve në Peshkopi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mikrobi i Salmonelës është zbuluar të jetë shkaku i vërtetë i helmimit të gati 100 banorëve në Peshkopi. Zv/ ministrja e Shëndetësisë e gjetur pranë pacientëve deklaron se po punohet për të parë se nga është marrë ky mikrob ndërsa siguroi se pacientët ndodhen në gjëndje të mirë shëndetësore.
Mira Rakacolli: ?Shkaku i këtij infeksioni është salmonela. Sot numri i të sëmurëve është shumë më i ulët se ditët e tjera.
Sipas dinamikës së ngjarjes rezulton se shumica e pacientëve kanë rezultuar se kanë qenë pjesëtarë të së njëjtës familje që kanë konsumuar ëmbëlsira nga e njëjta pasticieri, e cila gjatë një kontrolli rutinë një javë më parë ka rezultuar pa probleme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/salmonela-zbulohet-shkaku-i-helmimit-te-100-qytetareve-ne-peshkopi/

Recommended