Temperatura të ulëta deri në mes të janarit, meteorologia: Sot në Peshkopi, -13°C

  • 5 years ago
Moti i acartë ka pushtuar shumë qytete të vendit dhe shumë prej tyre janë zbardhur nga dëbora. Ulja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka bërë që të krijohen disa probleme me ngricat dhe mungesën e ujit të pijshëm në disa qytete.

Meteorologia Adiola Bami u shpreh për Report Tv se temperaturat e ulëta do të shënohen deri në mesin e muajit janar.

Dita e martë do të jetë përsëri e ftohtë, me minus 11 gradë celcius, Erseka dhe Peshkopia, ndërsa pas ditës së martë pritet të kemi një rritje graduale të vlerave termike, duke shënuar vlerat tipike të dimrit. Këto temperatura të ulëta do të jenë deri në mesin e janarit, të cilat do të jenë në vlera negative. Pjesa e parë e janarit pritet të jetë e ftohtë dhe me reshje të pakta.

Adiola Bami, Meteorologe
Meteorologia Bami tha se sot është shënuar në Peshkopi temperatura më e ulët, -13 gradë celcius. Më tej, ajo u shpreh se kryeqytetasit do të mund ta shijojnë dëborën vetëm në zonën e malit të Dajtit, pasi Tirana duket se nuk do të preket nga dëbora për këtë vit.

Situata deri më tani është paraqitur e vështirë në Kukës, Dibër, Bulqizë, Krujë por edhe në Konispol. Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa fshatra, e konkretisht në Dibër evidentohen deri më tani nëntë fshatra të bllokuara.

Recommended