Ora News – “Udha e paqes”, Shkodra përzgjidhet mes 120 vendeve të botës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkodër, të rinjtë e nismës për paqen universale pedaluan në rrugët e qytetit, ndërsa nisma ndërgjegjësuese u përmbyll me një koncert. Shkodra u përzgjodh nga organizatorët së bashku me 120 qytete të tjera për të dhënë mesazhin e paqes dhe të harmonisë në botë.
Shkodra ka qenë qyteti i përzgjedhur në Shqipëri, mes 120 vendeve në të gjithë botën për nismën federatës së paqes universale, Udha e Paqes.
Gjithçka nisi me pedalimin me biçikletë të të rinjve dhe u pasua me një koncert festiv në sheshin përpara Bashkisë pasdreken e së mërkurës ku u përcollen mesazhe bashkimi e paqeje. Shqiperia është një shembull i mirë që ka çfarë t?i tregojë botës thanë organizatorët.
Jack Corley: ?Këtu jemi mbledhur në emer të paqes. Udha e paqes është pjesë e një projekti mbarëbotëror, ku njerëzit të mund të jetojnë në harmoni dhe paqe. Megjithese kemi rraca e kultura, e kombesi të ndryshme është e rëndësishme të kuptojmë se ndajmë të njëjtin planet, jemi pjese e familjes njerezore te krijuar prej Zotit. Pra fati ynë është të bëhemi një familje?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/udha-e-paqes-shkodra-perzgjidhet-mes-120-vendeve-te-botes/

Recommended