Report TV - Veliaj:Sheshi Skënderbej një nga sheshet më të bukura në botë

  • 7 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në koncertin festiv që do të organizohet me rastin e hapjes të sheshit ?Skënderbej?.

Në takimin e zhvilluar me banorë të njësisë Nr. 8 për bilancin e punës dy-vjeçare, Veliaj zbuloi disa nga risitë e këtij sheshi. ?Dua që t?u ftoj të gjithëve publikisht, në orën 19:30, ditën e shtunë që të bëheni pjesë e festës për të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe e të gjithë shqiptarëve që jetojnë larg trojeve tona. Secili aty do të gjejë pllakën e vet në shesh, pemën e vet në të gjithë hapësirën e gjelbër, do të gjejë gjithashtu edhe kostumet e veta, traditën e vet, këngën e vet në skenë?, tha Veliaj.

Recommended