Report TV - Peqin,plot bagazhin e 'X5' me kanabis 4 në pranga,sekuestrohen 2670 Euro

  • 7 years ago
PEQIN-Kapen me 65 kg kanabis në bagazh arrestohen 4 persona në Peqin, ndërsa policia ka sekuestruar edhe 2670 Euro.

Asllan Muka, 38 vjeç banues në Shijak dhe Fidel Osma, 23 vjeç, Amarildo Braçe, 29 vjeç e Mario Hoxholli, 23 vjeç të tre banues në Durrës u arrestuan në sajë të operacionit të koduar ?Transportuesi?.

Policia prangosi këta 4 persona gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ?BMW X5? me targa AA 006 KY, drejtuar nga shtetasi Asllan Muka, në fshatin Lolaj.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezulton se kjo vepër penale, dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim nga shtetasit; Fidel Osma i cili ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 101 MY, Asllan Muka, Amarildo Braçe dhe Mario Hoxholli.

Recommended