Report TV - Sheshi Skënderbej hapet të shtunën,Veliaj: Ju ftojmë në koncertin madhështor
  • 7 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar disa nga surprizat e ceremonisë së hapjes të sheshit "Skënderbej", të shtunën, datë 10 qershor, ora 19:30.

Gjatë analizës së punës 2-vjeçare në Njësinë Nr. 4 në Tiranë, Veliaj ftoi qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, që do të shoqërohet edhe me një koncert madhështor.

?Ditën e shtunë në orën 19:30, do të kemi një koncert madhështor dhe ashtu si sheshi që është i mbushur me gurë, nga të gjithë trevat e Shqipërisë, po ashtu edhe të gjitha trevat e Shqipërisë, do të jenë në skenë për të hapur me të gjithë qytetin, me të gjithë familjet tona, në një ceremoni të jashtëzakonshme artistike, folklorike, sheshin e të gjithë shqiptarëve?, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur se dje në mbrëmje janë bërë dhe provat e ndriçimit, duke i dhënë sheshit pamjen që meriton. ?Ne mbrëmë në darkë bëmë një inspektim të fundit, sapo kemi vënë shatërvanët e rinj, sapo është vënë ndriçimi dhe ka dalë një mrekulli?, tha ai.