Ora News - Gjermania ka ambicien të jetë partner tregtar dhe investues në Shqipëri
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti. Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në takimin e 22-të ndërkombëtar të Berlinit, u prit sot nga Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin pas një bisede të shkurtër kokë më kokë ku bisedoi mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, si dhe çështjet e procesit të integrimit evropian dhe të zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhduar dhe shumë domethënëse të Gjermanisë në vite, si dhe besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik do të vijojnë të forcohen e thellohen më tej.
Nishani e siguroi gjithashtu Presidentin Steinmeier se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës dhe partnerë të besueshëm të Gjermanisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjermania-ka-ambicien-te-jete-partner-tregtar-dhe-investues-ne-shqiperi/
Recommended