Report TV - Fëmijët marrin pjesë në leksionin e hapur për ndihmën e shpejtë

  • 7 years ago
Qendra Kombëtare e Urgjencave ka filluar fushatën e sensibilizimit të qytetarëve për të rritur performancën në shërbimin e urgjencës, duke bërë të mundur që qytetarët jo vetëm të njoftojnë por edhe të ndihmojnë për të ruajtur parametrat vitale në rastet e arrestit kardiak.

Skënder Brataj, drejtori i Qendrës Kombëtare shprehu dhe rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Brataj shprehet se qendrat shëndetësore në zonat turistike janë të gatshme të përballojnë fluksin dhe qytetarët të mos ndërpresin pushimet për një virozë.

Qendra Kombëtare e Urgjencave do të zhvillojë aktivitetet sensibilizuese çdo javë.

Recommended