Ora News – Studentët e Mjekësisë në protestë: S’është zgjedhur Këshilli Studentor
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mosmbajtja e zgjedhjeve për Këshillit studentor tek Mjekësia sipas ligjit të arsimit të lartë, ka sjelle reagime të studentëve. Përmes një ore protestë të rinjtë thanë se kjo hallkë aktualisht drejtohet nga ata që kanë mbaruar studimet dhe përtej çdo mandati që përcakton ligji. Ata kanë parlajmëruar përshkallëzim të protestave në ditët e ardhshme.
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar për shkak të se nuk janë zhvilluar zgjedhjet, sipas ligjit, për këshillin studentor. Përpara fakultetit të tyre, të rinjtë thanë se kanë ezauruar të gjitha procedurat dhe etapat për të kërkuar këtë të drejtë, por ende mbetet e pafinalizuar, ndërsa vijojnë të jenë në krye të tij persona jashtë mandatit.
Kristi Trako, student: Problemi qëndron se këto kanë 5 vjet që ja transferojnë njëri-tjetrit këshillat. Pak rëndësi kanë emrat, mua nuk më interesojnë emrat, mua më intereson institucioni. Është një institucion që përsa kohë është i pavarur duhet të organizohet për të përfaqësur studentët, ka dhe që kanë mbaruar shkollën dhe nuk e kuptoj se për kë lloj grup interesi zvarritet deri në këtë pikë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/studentet-e-mjekesise-ne-proteste-nuk-eshte-zgjedhur-keshilli-studentor/
Recommended