Ora News – Zoja e Këshillit të Mirë, veprat bamirëse të saj bëjnë bashkë Shqipërinë dhe Italinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Kujtimi i veprave të bamirësisë të Zojës së Këshillit të mirë kanë bërë bashkë në Romë klerikë, artistë e diplomatë. Për herë të parë në një Kishë pranë Romës shfaqet imazhi i plotë i veprës shqiptare të 1400-ës, që besimtarët e krishterë i luten dhe e vizitojnë cdo vit nga e gjithë bota.
Në Romë, kryeqytetin e Italisë është kujtuar Shenjtorja Zoja e këshillit të mirë. Kanë kaluar tashme 550 vite nga shfaqja e imazhit të afreskut të Zonjës së Mirë të Shkodrës në muret e Kishës së Genazzano në afërsi të Romës, pasi sipas legjendës fetare dy ëngjëj e larguan nga Kisha e Shkodrës për ta shpëtuar nga pushtimi turk. Që nga ai moment ky imazh u shndërrua në një vend të devotshmërisë popullore të besimtarëve të shumtë katolikë që i luten dhe e vizitojnë çdo vit nga e gjithë bota.
Për Ora News Arqipeshkpi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra shpjegoi rëndësinë dhe vlerën që mban sot kujtimi i Zojës së Këshillit të Mirë.
Imzot Angelo Massafra: Ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë, na ndan deti Adriatik. Nëse njeriu rritet me parime të shëndosha nuk mund të bëjë keq.
Ambasada e Shqipërisë në Vatikan për të kujtuar këtë datë historike të Kishës Katolike shqiptare bëri bashkë artistë, gazetarë, klerikë, diplomatë, studiues e besimtarë shqiptarë e italianë në një koncert klasik.
Maestro Tonin Xhanxhafili shprehu dashurinë e interesin e artistëve shqiptarë të diasporës për t?iu bashkuar eventeve të tilla festive e kulturore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zoja-e-keshillit-te-mire-veprat-bamirese-te-saj-bejne-bashke-shqiperine-dhe-italine/

Recommended