Ora News - Urdhri për abonetë, Shoqata e Transportit: Do i njohim me dhe pa pullë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në linjat e transportit urban të Tiranës do të njihen të dyja llojet e aboneve që janë në qarkullim, me dhe pa pullë. Sipas Shoqatës së Transportit Urban, pulla është një element shtesë sigurie për të shmangur abonetë false. Më herët në një njoftim të Bashkisë bëhej me dije se do të njihen vetëm abonetë pa pullë.
Shoqata e Transportit Urban do të njohë si abonetë që kanë pullë rrethore edhe ato që nuk e kanë këtë pullë.
Pas njoftimit të Bashkisë se abonetë me pullë nuk do të njihen, ka reaguar edhe Shoqata e Transportit Urban. Drejtori i Shoqatës, Ferdinand Ibrahimi, tha se për 13 operatorët e Shoqatës abonetë do të njihen njësoj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urdhri-per-abonete-shoqata-e-transportit-do-i-njohim-me-dhe-pa-pulle/

Recommended